Nikolla sulmon opozitën: Ju çelët filiale pa pedagogë për të shitur diploma

schedule19:42 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 19:42 - 20 Dhjetor, 2018

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj në Kuvend sulmoi opozitën për sistemin arsimor në kohën e qeverisjes, ndërsa vlerësoi reformat e qeverisë socialiste për arsimin në Shqipëri. Sipas ndryshe nga koha që qeveriste opozita ku shiteshin diploma pa qenë një ditë në shkollë, sot  këta studentë nuk konkurohen nga universitete piramidë.

“Jam këtu për disa të vërteta të thjeshta  që prindërit e tyre dhe shoqëria shqiptare e dinë fare mirë sesi e la kjo arsimin. Çfarë do thoni për filialet në Shqipëri, për kioskat universitet, për mësuesit e përdorur?. Shpifja në gojën tuaj është mënyra më e mirë për të marrë vota nesër, apo se unë do ul kokën për baltën tuaj.

Ndryshe nga ministrat tuaj kemi bërë reformë nga kopshti në universitete. Këta studentë nuk konkurohen nga universitet piramide. E dini fare mirë ju sa i thellë është dallimi mes një sistemi fiktiv dhe një sistemi që duhet të përmirësohet. Më thoni një reformë të sistemit tuaj?.

Çfarë reformuat ju duke çelur fliliale pa pedagogë, sepse për ju universitet ishin vende për të shitur diploma, pa qenë një ditë në shkollë, ju që akuzoini se reforma jonë favorizon privatin. Ne shpenzojmë 46 mijë lekë më shumë se ju, buxheti për arsimin është rritur 42 %”.

Duke e konsideruar të drejtë protestën e studentëve, ministrja Nikolla u shpreh e vendosur që kjo protestë të rrënjosë një kulturë të përgjegjësive të reja.

“Studentët protestojnë me të drejtë, por nuk krahasohen problemet e tyre me ato të 5 viteve. Unë i kam dëgjuar thirrjet e tyre, nuk kam marrë vendime nën presion, por mbi të gjitha jam kujdesur maksimalisht dhe kam bërë gjithçka që gjithë aktorët e sistemit arsimor të bëjnë rolin e tyre sipas përgjegjësive, por koha do të dëftojë edhe për këtë. Mjafton t’ju sjell dështimin spektakolatr për të akredituar universitetin e Tiranës dhe u mor vendimi për mos akdredituar asnjë.

Une nuk i fshihem asnjë përgjegjësie, por jam aq e qartë dhe e vendosur që kjo protestë të kthehet e të rrënjosë kulturën e përgjegjësive të reja për një standard të ri. Dialogu ka filluar. Ai sheh vetëm të vërtetën në sy”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!