Tërhiqet qeveria pas protestave të studentëve në disa rrethe të vendit. Pak pas mesditës, ministrja e arsimit Lindita Nikolla deklaroi për mediat se neni 4 i VKM së qeverisë që përcaton tarifë për provimet e mbartura do shfuqizohet menjëherë.
Nikolla: “Pas vendimarrjes suaj qeveria do të abrogojë këtë vendim, pra do hiqet neni 4 dhe nuk do ketë koto shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm.
Kërkesa e dytë e studentëve është me dëshirën që ata kanë për të pasur përfaqësues të tyre në bordet e administrimit. Patjetër ne duhet të bëjmë atë që kemi detyrim, që vendimarrjet e bordeve të adminsitrimit dhe mbledhjet të jenë të hapura për studentët. Unë jam e hapur që nëse më sillni një vend të BE, apo një vend të zhvilluar demokratik ku në borde administrimi ka përfaqësi studentësh, patjetër jam e hapur të ndryshojmë ligjin dhe ta bëjmë të mundur edhe në Shqipëri.
Kërkesa tjetër ka të bëjë më përsimirëismin e kushteve në konvikte. Kjo qeveri mundëson 18 milionë euro në Qytetin Studenti ku akomodohen studentët.
Kërkesa tjetër lidhet me përgjysmimin e tarifave të studimit në universitet publike. Qeveria nuk bën as ulje, as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet ato që përcaktojnë tarifën dhe kuotat e studimit dhe kriteret e pranimit në universitet”./abcnews.al