Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja duke thënë se ka bërë marrëveshje me Edi Ramën për de-natyralizimin e Dibrës me projektin e Skavicës.
“Të pyesim Ulsi Manjën, pse fshihet dhe pse mbahet sekret “vetting-u” i Sokol Sadushit. Apo i Ervin Pupës. I Ilir Pandës. Mbi çfarë baze përveçse shpellave të mafias. Denatyralizim iDibrës me hidrocentralin e Skavicës. A ndjen si Dibran përgjegjësi për shuarjen të të gjithë tokave pjellore. Çfarë kompromisi ke bërë ti me Ramën? U bëj thirrje dibranëve të ngrihen fuqishëm.” tha Berisha.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duke i ndërprerë fjalën Berishës.
“Kjo nuk është për procedurë. Uluni zoti Berisha.” tha Nikolla.
Ndërkohë në një përgjigje për Berishën, Manja tha se nuk do të flasë me të vdekur, duke thënë se përgjigjen Berisha do ta marrë më 6 mars në zgjedhjet lokale.
“Kërkon llogari e hesap për Dibrën më duke si një zi i vjetër që vjen nga bota e përtejme por jam gjeneratë tjetër nuk replikoj. Dibranët janë në hallin e punën e tyre. Me 6 mars do flasin vetë. Aty e kanë fjalën të zgjedhin më të mirën për Dibrën dhe nuk repolikoj për botën e vjetër.” tha Manja.
Ndërkohë Berisha ka kërkuar sërish fjalën për replikë, por Nikolla ka refuzuar duke ia kaluar fjalën Jorida Tabakut.
“Nuk ka për ju zoti Berisha. Folët dhe morët përgjigje tani.” tha Nikolla. /abcnews.al/