Pas mos tërheqjes së studentëve edhe pas plotësimit të heqjes së tarifës për provimet e mbartura, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një dalje të dytë për mediat informoi se do të ngrihet një grup pune me përfaqësuesit e këshillave studentorë për plotësimin e 3 kërkesave të tjera.
“Presim angazhim të studentëve për modernizimin e arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion kishte te studentët. Më shumë se rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM, kjo protestë ia vlejti për të ngallur refleksion dhe shërbeu si katalizator për debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë që për kërkesat një, dy e katër të ngrihet një grup pune me përfaqësuesit e këshillave studentorë”. /abcnews.al