Nikki Haley kërkon mbrojtjen e Shërbimit Sekret

schedule10:04 - 6 Shkurt, 2024

schedule 10:04 - 6 Shkurt, 2024

Nikki Haley, konkurrentja e fundit e madhe e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar edhe zyrtarisht mbrojtje prej Shërbimit Sekret.

Ajo i ka thënë gazetës amerikane Wall Street Journal se siguria shtesë është e nevojshme për “arsye të shumëfishta”.

“Nuk do të mund të më ndalohet të bëj atë që dua të bëj”, i ka thënë ajo gazetës.

Haley, e cila në sondazhe del më poshtë në renditje sesa Trumpi, i është kërkuar nga ish-presidenti që t’i japë fund garës dhe të bashkohet partia kundër demokratit, Joe Biden.

Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, është nën mbrojtje derisa bën fushatë.

Edhe policia lokale është parë prezente në takimet që zhvillon ajo.

“Kur bëni diçka kësisoj, do të merrni kërcënime”, u ka thënë ajo gazetarëve në Karolinën e Jugut, javën e kaluar.

“Ky është realiteti, por nuk do të më ndaloj”.

Secili vendim për t’i ofruar asaj mbrojtje të Shërbimit Sekret, duhet të merret prej Sekretarit amerikan për Siguri Kombëtare, i cili fillimisht duhet të mbledhë një komitet të Kongresit.

Trump, në anën tjetër, si ish-president i SHBA-së, gëzon mbrojtje prej Shërbimit Sekret për gjithë jetën./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!