Nikaragua, 25 të vdekur nga përleshjet/ Gazetari vritet ndërsa raportonte

schedule10:01 - 23 Prill, 2018

schedule 10:01 - 23 Prill, 2018

Një gazetar që po filmonte përleshjet mes demonstruesve dhe policisë gjatë një proteste në Nakaragua kundër reformës së pensioneve është vrarë në qytetin Bluefields, në brigjet e pjesës së karaibeve të këtij shteti. “Theksojmë se ishte një snajperist i cili qëlloi”, ka thënë Ileana Lacayo, kolege e Miguel Angel Gahona. Në më shumë se 4 ditë trazira me përleshje të dhunshme kundër reformës së pensioneve janë vrarë 25 persona.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gazetari Angel Gahona, drejtor i gazetës “Noticiero El Meridiano”, është qëlluar në kokë nga një plumb. Manifestuesit kundërshtojnë reformën në pensione, që parashikon reduktimin e përfitimeve sociale me 5% dhe rritjen e kontributeve që i është kërkuar më shumë punonjësve se sa kompanive.

Megjithatë, duke parë situatën e rëndë, presidenti Ortega vendosi që të rrëzojë miratimin e ndryshimeve në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Ai e kërkoi reformën për të mbushur një hendek që ishte krijuar në sistemin financiar në pensione. Gjithashtu kërkonte që të nxiste punësimin.

Ndërkohë, 25 të vdekur është një shifër që është raportuar nga disa organizata për të drejtat e njeriut që operojnë në Nikaragua, pasi për mediat qeveritare shkruajnë se viktimat janë 10. Ndërsa bëhet e ditur se mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të plumbave të gomës që janë qëlluar nga policia kundër manifestuesve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!