Nigeri, dhjetëra viktima dhe rreth 400, 000 të zhvendosur nga përmbytjet

schedule22:02 - 11 Shtator, 2024

schedule 22:02 - 11 Shtator, 2024

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 400,000 të tjerë janë zhvendosur nga përmbytjet masive që përfshinë qytetin e Maiduguri në verilindje të Nigerisë gjatë kësaj jave.
Mijëra shtëpi u përmbytën pasi diga Alaou shpërtheu në lumin Ngada, 20 km në jug të Maiduguri.

Maiduguri, kryeqyteti rajonal i shtetit Borno, po përjeton një nga përmbytjet më të këqija në 30 vjet, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

/abcnews.al/