“Ngushëllim” i hidhur për Dortmund, Bellingham shpallet lojtari më i mirë i Bundesliga

schedule14:46 - 29 Maj, 2023

schedule 14:46 - 29 Maj, 2023

Sezoni përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, por Borussia Dortmund përpiqet të nghushëllohet me çmimin e dhënë për Jude Bellingham.

Mesfushori 20-vjeçar anglez është zgjedhur si lojtari më i mirë në Bundesliga për sezonin 2022/2023. Një çmim i merituar për të, me shumë paraqitje fantastike në fushë, edhe pse në 31 ndeshje ka shënuar vetëm 8 gola dhe ka asistuar 5 herë, por nuk duhet harruar që është një mesfushor dhe jo një sulmues.

Bellingham, i cili pritet të transferohet te Real Madrid sezonin e ardhshëm, nuk ishte në fushë për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Mainz, në të cilën ata humbën edhe kampionatin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!