Ngrohja globale ekziston dhe pse bën shumë ftohtë

schedule12:40 - 2 Shkurt, 2019

schedule 12:40 - 2 Shkurt, 2019

Ngrohja globale ekziston dhe pse në këto ditë temperaturat shënojnë rekorde absurd duke i lënë vendin fenomeneve të ndryshme që nuk i kemi përjetuat më parë. Ekspertët paralajmërojnë se këto fenomene do të jenë dhe më të mëdha në numër me kalimin e kohës.

Ditët e akullta janë argument i preferuar i atyre që mohojnë ndryshimet klimaterike: bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose vërtet nuk e kuptojnë ndryshimin mes motit dhe klimës.

Në këto orë, Kamadaja dhe pjesa Veriperëndimore e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës janë prekur nga erëra të akullta që vijnë nga Artiku dhe që po shkaktojnë një reduktim të temperaturave minimale që në disa zona kanë arritur deri në minus 50 gradë Celsius.

Ashtu si kishte bërë dhe më parë, presidenti amerikan Donald Tramp, përfitoi nga situate për të minimizuar rëndësinë e ngrohjes globale, duke pretenduar se efektet e saj janë zhdukur. Deklarata të kësaj natyre janë të shpeshta mes atyre që mohojnë ndryshimin klimaterik që po ndodh në planetin tonë. Një ndryshim i vërtetuar shkencërisht dhe që është dëshmuar se pjesa më e madhe ndodh për pasojë të aktivitetit njerëzor.

“Në Miduest, temperaturat po arrijnë në minus 60 gradë, temperature më e ulët e regjistruar ndonjëherë. Njerëzit nuk mund të qëndrojnë jashtë as për një minitë. Çfarë dreqin po ndodh me ngrohjen globale? Të lutem eja shpejt, kemi nevojë për ty”.

I ftohti i ashpër në Amerikën e Veriut, orët e fundit, vjen si pasojë e një shtrirjeje anormale drejt Jugut të rrymës polare, zonën e gjerë të presionit të ulët që ndodhet mbi Polin e Veriut dhe që ditët e fundit është përforcuar më shumë se zakonisht, duke u shtrirë në Amerikën e veriut isi pasojë e disa kushteve favorizuese, si për shpembull prania e zonave të tjera me presion të ulët. Është një fenomen metereologjik, por analizimi i tij mund të japë disa të dhëna interesante, që nëse vendosen në perspektivë, ndihmojnë të kuptohen disa dinamika që lidhen me ngrohjen globale në përgjithësi.

Me fjalën “meteo” kuptohen studimi dhe analizimi i fenomeneve që ndodhin në kohë, zakonisht brenda një periudhe të shkurtër; me “klimë” nënkuprohet studimi i fenomeneve që ndodhin në atmosferë në një periudhë shumë më të gjatë dhe me pasoja që shkojnë përtej parashikimeve lokale për praninë e diellit apo reve mbi një qytet apo një zone të kufizuar gjeografike. Duke e thjeshtësuar më shumë, “meteo” tregon se çfarë ndodh ose çfarë pritet të ndodhë së shpejti, studimi i klimës tregon se çfarë ka ndodhur dekadat e fundit dhe se si kanë ndryshuar gjërat.

Për të bërë akoma më të qartë këtë ndryshim, Nju Jork Tajms ka përgatitur një skemë, nja analogji që sipas prestigjozes amerikane është e menduar për kreun e Shtëpisë së Bardhë:

“Meteo” është i barabartë me shumën e parave që ke në portofol sot, ndërsa klima është trashëgimia jote. Një miliarder që ka harruar në shtëpi për një ditë portofolin e tij nuk është i varfrë; njësoj si dhe një person i varfër që gjen disa qindra dollarë nuk bëhet papritur i pasur. Ajo që ka rëndësi është ajo që ndodh brenda një periudhe të gjatë.

Ngrohja globale ka ndër të tjera dhe pasoja të drejtpërdrejta tek moti: duke bërë dhe më ekstreme fenomene që zgjasin pak, si uraganë dhe stuhi. I njëjti i ftohtë anormal i këtyre ditëve në Amerikën e Veriut, sipas ekspertëve është një shenjë e ndryshimeve klimaterike.

Ndërkohë fenomenet metereologjike ekstreme do të jenë gjithnjë e më të shpeshta.

Jo vetëm temperatura më të larta: ndryshimet klimaterike do të kenë pasoja anësore dhe në kushtet ekstreme të motit.

Pothuajse të gjithë kanë nisur të marrin seriozisht ndryshimet klimatike që po ndodhin, por ajo që përtypet me vështirësi është se problemet kanë nisur tashmë. Një studim i kryer nga Universiteti i Jeil tregon se nëse 70 për qind e njerëzve janë të bindur se klima po ndryshon, 40 për qind mund të pranojnë se është diçka që i përfshin personalisht. Shumë shpesh mendohet se një rritje mesatare e temperaturave do të japë pasojat e saj, dhe pse të rënda, por kjo do të ndodhë vetëm pas disa vitesh. E vërteta është se efektet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike janë që tani të dukshme dhe na prekin nga afër. Urgjenca e problemit është dhe çelësi për ta kuptuar më mirë.

Disa javë më parë shoqata amerikane e metereologjisë, ashtu si çdo vit që nga 2011, publikoi buletinin e përvitshëm në përpjekje për të kuptuar se në çfarë mënyre ndryshimet klimatike ndikojnë tek fenomenet metereologjike, jashtë të zakonshmes. Rezultati ishte gjithnjë i njëjtë: episode më ekstreme verifikohen gjithnjë e më shpesh dhe janë gjithnjë e më tëforta.

Por kjo nuk ndodh vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Por vala e  te ftohtit është e paprecedentë që ka përffshirë shtetet e bashkuara të amerikës dhe Kanadanë, kanë bërë që të regjistrohen temperature dhe më të ulëta se në planetin mars.

Qyteti i Uinipeg mban rekordin e vendit më t ë ftohtë në planetin Tokë duke sfiduar dhe planetin Mars me minus 52 gradë të regjistruara

Mbiemri ekstrem, po përdoret shumë ditët e fundit për Kanadanë dhe shtetet e bashkuara të amerikës në lidhjes me kushtet meterelogjike si pasojë e një rryme shumë intensive që vjen nga Artiku. Fjala kyçe në të gjithë këtë kaps akulli dhe bore është: rrymë polare

Përreth zonave lindire të Kanadasë është krijuar një zonë e presionit të lartë, që zakonisht përcakton një fluks të vazhdueshëm ajri që vjen në mëyrë të drejtpërdrejtë nga Artiku. Për këtë arsye Manitoba dhe Saskatceuan në qendër të Kanadasë, janë aktualisht vendet më të ftohta të shtetit e mund të themi të të gjithë planetit. Në 30 janar, zona më e ftohtë kanadasë ishte Kej Lejk Sask me një temperaturë prej minus 47.2 gradë °C.

Por qyteti më i ftohtë është Uinipeg me minus 39.8 gradë °C dhe në një kohë që temperature që ndihet është prej minus 52 gradë. Qyteti në shtetin e Manitoba, po përballet me temperature më të ulëta se normalisht, prej dy javësh tashmë. Zakonisht në këtë periudhë të vitit, temperaturat lëkunden mes minus 21 gradë dhe minus 11 gradë. Në dy javët e fundit, vetëm njëherë temperaturat kanë arritur këto vlera, dhe netët e ftohta nën temperaturën minus 25 gradë tashmë janë kthyer në normë

E duke folur për të ftohtë ekstrem, është pothuajse e pamundur që të shmanget krahasimi me zona të tjera që kanë rekordet e tyre në këtë këndvështrim. Për të treguar të ftohtin e jashtëzakonshëm në shtetet e bashkuara të amerikës dhe kanada, në 31 janar në polin e veriut është regjistruar temperature minus 32 gradë, ndërsa në Siberi – i konsideruar si vendi më i ftohtë në Tokë – kishte reshje të lehta dëbore dhe temperature që lëkundeshin nga minus 15 gradë deri në minus 23. Dhe erërat nuk ishin shumë të forta, ndaj dhe temepraturat që ndihen nuk përbënë ndonjë ndryshim të madh. Duke shkuar më tej planetit tonë, në planetin mars në 31 janar u regjistrua temperature prej minus 7 gradëve ndërsa në Uinipeg ishte  minus 30 gradë Celsius. Edhe pse temperature minimale në planetin e kuq ishte minus 70 gradë °C, mund të themi se me minus 52 gradë të regjistruara në Kanada, një pasdite në planetin mars nuk do të ishte shumë ndryshe nga një pasdite në Uinipeg këto ditë

Vala e të ftohtit ka thyer disa rekorde në very të Manitoba, por jo në Uinipeg ku rekordet për këtë periudhë të vitit arrijnë në minus 44 gradë të regjistruar në 1880 dhe 1890. Gjithësesi, Uinnipeg mund ende të përmbysë rekordin e vitit 2004, atij të 1996 dhe 1966.

Ekspozimi ndaj këtyre temperaturave është i rrezikshëm e madje vdekjeprurëse. Veshët, hunda, gishtat e duarve dhe të këmbëve, humbasin nxehtësinë më shpejt. Lëkura që i ekspozohet të ftohtit mund të ngrijë brenda pak minutash….

Duke qëndruar ende tek tema e fenomeneve  ekstreme të motit këto ditë, aktualisht në Alaskë, është aq ngrohtë sa është anuluar gara tradicionale me slitë e qenve. Temperaturat mbi zero kanë shkaktuar shkrirjen e ak,ullit në disa zona, duke e bërë vendin të rrezikshëm. Në Siberi temperature shënon minus 15 gardë ndërsa në Miluoki të shteteve të bashkuara të Amerikur minus 28 gradë. Ndërsa në këmbët e malit Everest është gati pranverë me temperaturën që shënon minus 18 gradë.

Por nga ana tjetër Australia sapo ka përshëndetur janarin më të ngrohtë në historinë e saj

Zyra australiane e metereologjisë konfidmoi rekordin: temperature mesatare për herë të parë ishte më shumë se 30 gradë Celsius gjatë gjithë janarit në të gjithë vendin me pika maksimale deri mbi 40 gardë Celsius – nata më e nxehtë ishte ajo ku u regjistrua një temperaturë prej 36 gradësh. Gjithashtu ky Janar ka qenë më i thati që nga viti 2005 me një reduktim prej 20 për qind të reshjeve, në mënyrë të veçantë në Nju Sauth Uels.

Ekspertët e qendrës metereologjike shpjegojnë se temperaturat e larta të pazakonshme janë shkaktuar nga një fluks i ngrohtë ajri drejt veriut, por dhe nga mungesa e shkëmbimit të ajrit të freskët./abcnews.al