Një emigrant maroken u gjet i ngrirë nga i ftohti pranë xhamisë së fshatit Dragostunjë në Librazhd.
Ishte hoxha i xhamisë Zyber Gurra dhe banorët e fshatit që pasi e konstatuan në mëngjes lajmëruan ambulancën që ta merrte me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë në spital.
“Lajmëruam ambulancën që erdhi dhe e mori. Nuk e di nga erdhi. Më duket kishte ardhur në këmbë nga Maqedonia, shpirti i tij e di.
Nuk e di si është puna e tij. Ai ka ardhur nga ora 02:30. Vinte zvarrë e morën më pas me ambulancë” tha besimtari Hysen Kaca për gazetarin e “ABC”-së Agim Blloshmi.
“Udhëtova katër ditë mes maleve” ishin fjalët e vetme të emigrantit.
Pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Librazhdit është transportuar drejt “Traumës” në Tiranë.
Emigrantët nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore kalojnë kufirin e gjelbër për në Shqipëri me destinacion final vendet e BE-së.
/Abcnews.al