Ngritja e KLP/Shoqëria civile dërgon 4 emra në Kuvend

schedule13:35 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 13:35 - 20 Dhjetor, 2017

Katër janë kandidatët e Shoqërisë Civile që i dërgohen Kuvendit të Shqipërisë nga Shoqëria Civile për të qenë anëtar i Këshillit të lartë të Prokurorisë. Pritet që kuvendi të zgjedhë njërin prej këtyre kandër kandidatëve. Kryetari i komisionit  të shoqërisë civile Andi Dobrusha i bën thirrje politikës që t’i lexojë më mirë ligjet pasi sipas Dobrushës  ngritja e organit të KLP-së nuk është peng i përzgjedhjes së kandidatit nga Shoqëria Civile.

Është seanca e fundit e dëgjesës .

Komisioni i shoqërisë civile mori në shqyrtim 3 kandidatura që I plotësonin kriteret nga pesë që aplikuan pas thirrjes së nxjerrë nga sekretari i kuvendit të republikës së shqipërisë me datë 16 nëntor të këtij viti.

Kuvendit do t’i shkojnë katër emra kandidatësh nga shoqëria civile për këshillin e lartë të prokurorisë.

Furtunë në gotë janë për kryetarin e komisionit të shoqërisë civile deklaratat dhe akuzat që politikanët kanë ngritur për këtë komision.

Me ngritjen e këshillit të lartë të prokurorisë pritet t’i hapet rruga vettingut, krijimit të byrosë kombëtare të hetimit dhe strukturës së posacme antikorrupsion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!