Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngritja e Kushtetueses, SHBA i kujton afatin Shqipërisë: Edhe 6 javë kanë mbetur

schedule11:44 - 19 Nëntor, 2020

schedule 11:44 - 19 Nëntor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se gëzohet që sheh përparim sa i përket Gjykatës Kushtetuese.

Por Kim shkruan se Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vijojnë të punojnë me urgjencë, pasi edhe 6 javë kanë mbetur nga fundi i vitit që ka vendosur si afat që ky institucion të jetë funksional.

Postimi

“Gëzohem që shoh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, deri në fund të këtij viti. 6 javë kanë mbetur. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për zgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për drejtësi që u kanë bërë shqiptarëve.”

Postimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!