Ngritja e flamurit të Kosovës në katedralen Notrë Damë të Parisit për të shënuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore ka mërzitur Beogradin. Vendimi për të ngritur flamurin, ditën e dielë, ishte marrë nga administrata e kishës në bazë të listës së personave të ftuar në ceremoni.
“Notre Dame nuk distancohet nga askush dhe nuk përfshihet në çështje diplomatike”, sqaroi një zëdhënës.
Presidenti Hashim Thaçi ishte ftuar të merrte pjesë në ceremoni dhe po ashtu homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç. Duke shprehur pakënaqësinë e tij, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç e cilësoi ngritjen e flamurit një “skandal të madh”, të cilin sipas tij Beogradi nuk mundi ta parandalonte.
“Mendoj se është një skandal sepse nuk ka paradë për të celebruar fitoren kur ata kanë dalë të humbur. Nuk e di se si Thaçi e pranoi ftesën, pasi ajo ishte një ditë zije”, tha Daçiç./abcnews.al