Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy reforma në Kuvend/ PS çon propozimet në seancë, pavarësisht kundërshtive të PD

schedule12:38 - 15 Tetor, 2025

schedule 12:38 - 15 Tetor, 2025

Pavarësisht mungesës së konsensusit nga demokratët në konferencën e kryetarëve, socialistët i dhanë dritën jeshile ngritjes së dy komisioneve të posaçme. Atij për reformën zgjedhore dhe atij për territoriale.

Në përmbushje edhe të rekomandimeve të OSBE ODHIR, mazhoranca i ofron opozitës bashkëdrejtim dhe numër të barabartë anëtarësh, 8 me 8, cka do të mundësonte edhe vendimarrje konsensuale.

“Ka një traditë parlamentare, i referohem këtu vendimit të Kuvendit të vitit 2017 për ngritjen e Komisionit Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar sa të jetë e mundur përfaqësimin e të gjitha partive politike në Kuvend. Kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore, është e domosdoshme që edhe partitë parlamentare, të cilat nuk e kanë grup parlamentar, të jenë të përfaqësuara në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.”

Por kjo nuk do të ndodhe me reformën administrative territoriale. Ajo do të drejtohet nga shumica, e për pasoje edhe vendimet do merren me shumicë të thjeshtë. Në këtë Komision, PS do të ketë 9 anëtarë, PD 6 anëtare, ndërsa nga 1 anëtarë dy grupet e tjera të opozitës.

“Kur ne shohim që kur Partisë Demokratike, këto partitë e vogla i duhen, madje u merr borxh dhe kandidatin për kryetar bashkie sepse vetë nuk kanë, pse duhet t’i përjashtoni këto partitë e vogla nga reforma zgjedhore?”

Komisioni i Posaçëm për reformen zgjedhore, përvec cështjeve të nxehta si depolizimi i komisioneve zgjedhore apo ligji për financimin e partive politike, objekt të punës do të ketë edhe përgatitjen e institucioneve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve për parlamentin europian, në përmbushje të angazhimeve që vijnë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian. Ndërsa sa i përket territoriales, komisioni pritet të analizojë dhe propozojë opsione për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!