Ngritën çmimin e orizit, arrestohen katër drejtues supermarketesh

schedule12:27 - 1 Korrik, 2024

schedule 12:27 - 1 Korrik, 2024

Katër drejtues të zinxhirit të supermarketeve në Mianmar, duke përfshirë një shtetas japonez, janë arrestuar për shitjen e orizit me çmime të ngritura.

Autoritetet thanë se arrestuan 11 persona, duke përfshirë tregtarë orizi dhe zyrtarë nga fabrikat e orizit, duke i akuzuar ata për rritje të çmimeve nga 31 për qind në 70 për qind mbi nivelin e përcaktuar, sipas gazetës Global New Light of Myanmar.

Në Tokio, kryesekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi u tha gazetarëve:

“Qeveria japoneze synon të vazhdojë të ndërmarrë hapat e duhur, duke përfshirë mbajtjen e kontakteve me kompaninë për të cilën punon shtetasi japonez dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme, ndërsa u kërkon autoriteteve lokale për lirimin e tij të hershëm”.

Një gazetë e Myanmarit raportoi se në mesin e të arrestuarve ishte drejtori i zinxhirit të supermarketeve Aeon Orange, një ndërmarrje e përbashkët midis Aeon Co të Japonisë dhe Creation Myanmar me bazë në Yangon.

Vendi i varfër i Azisë Juglindore ka qenë në trazira që nga një grusht shteti në shkurt 2021, kur ushtria përmbysi një qeveri të zgjedhur civile, duke shkaktuar protesta të gjera që u kthyen në rezistencë të armatosur në të gjithë vendin.

Mes dhunës në rritje, varfëria në Mianmar është më e përhapur se në çdo kohë në gjashtë vjet, dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe zhvlerësimi i monedhës e kanë bërë të vështirë të bërit biznes, sipas Bankës Botërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!