Në Qarkun e Korçës ka ngrica për shkak të temperaturave të ulëta. Burime të “ABC News” pranë spitalit të Korçës bëjnë me dije se 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të frakturave në gjymtyrë.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj kërkoi informacion zyrtar, por drejtoria e spitalit rajonal Korçë, refuzoi të përgjigjet.
Burime te “ABC News” raportojnë se 20 persona kanë shkuar në spital sepse kanë rrëshqitur dhe kanë pësuar fraktura.
Të gjitha rrugicat e qytetit juglindor kanë ngrirë prej temperaturave ekstremisht të ulëta. Mosha e tretë e ka edhe më shumë vështirë për të lëvizur nëpër rrugë dhe për pasojë pjesa më e madhe e personave që janë drejtur në siptal me krisje apo thyerje gjymtyrësh i përkasin të moshuarve.
“Abc News” kërkoi informacion zyrtar në spital, por drejtori refuzoi kërkesën./abcnews.al