“Ngrije kokën, se e di që je në siklet”, Xhaferaj akuza për portin e jahteve në Rodon, ministrja: Llumi, standardi juaj

schedule11:00 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:00 - 10 Shkurt, 2022

Teksa fliste për 8 fakte që projekti i portit të Durrësit është një aferë korruptive, deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj është ndalur edhe tek porti i Jahteve në Rodon.

Sipas tij ky projekt është firmosur nga vetë ministrja Balluku, ndërsa nuk i kurse batutat me ministren e Infrastrukturës. Ai i ka kërkuar që ministrja të grejë kokën edhe pse ndodhet në siklet.

“E keni firmosur ju projektin për tek Kepi i Rodonit. 10 milion dollar për një port jahtesh. E Di që je në siklet por skam ç’të bëj. Ngrije kokën. Mund të ngrini kundër argumentin, por në Kroaci kanë bërë një port të madh me një vlerë 50 milion dollar. “ tha Xhaferaj.

Lexo edhe: Balluku-Xhaferajt: Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit punëson 12 mijë persona

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e Ministres Balluku e cila ka hedhur akuza ndaj Xhaferaj se atij dhe PD-së nuk u interesojnë qytetarët. Sipas Ballukut investimet po bëjnë diferencën mes qeverisjes socialiste dhe asaj demokrate.

“Juve u shqetëson nënkomisionrei por jo ata që ju kanë votuar. Ata që u kanë votuar nuk i afrohen dot detit se është i zi. Nuk ju shqetëson asgjë që ata ju kanë votuar duan për Durrësin. Keni dëshirë ta mbani ashtu siç është. Në cdo sektor. Ju shqetëson se u pëlqen të jetoni kështu dhe e dyta se krijohet një distancim mes jush dhe nesh. Njerëzit shohin diferencën. Unë nuk kam as djalë sekser tokash. As vëlla që shet e blen apartamente në Tiranë. Kini parasysh që ky vend do zhvillohet.” tha Balluku.

Ndërkohë edhe Xhaferaj duke folur nga foltorja e Kuvendit është shprehur se socialistëve nuk i interesojnë qytetarët por vetëm të bëjnë afera korruptive.

“U more me vëllanë tim dhe nxirrja po e ke këtë informacion. Pse ky hall i madh ju detyron të flisini me kaq përçmim. E mbylla fjalën duke ju thënë se nuk pyesni për qytetarët. Do të lë në hallin dhe mjerim tënd. Por po ju them kolegëve ju lutem zmbrapseni nga kjo afër korruptive me 2 miliard. Është afera më e madhe.” u shpreh Xhaferaj. /abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!