Ngrihet task-forcë e re për kontrollin e mjeteve në rrugë

schedule18:01 - 2 Mars, 2022

schedule 18:01 - 2 Mars, 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ngritur një Task-Forcë e cila do të dalë në terren në mbështetje të Policisë së Shtetit. Marrëveshja mes dy institucioneve u firmos nga drejtori i policisë Gledis Nano dhe drejtori i transportit rrugor Blendi Gonxhe.

Task-Forca, e cila është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, do të kontrollojë shkeljet që kryejnë mjetet e mallrave, autobuset e linjave ndërurbane, taksitë, si dhe mjetet e transportit të rëndë.

Kjo task-forcë do të kontrollojë nëse drejtuesit e këtyre mjeteve kanë ose jo licencë, apo nëse autobusët respektojnë numrin e pasagjerëve gjatë udhëtimit. Edhe për drejtorin e policisë, kjo marrëveshje u konsiderua e rëndësishme, për të rritur sigurinë në vend.

Një task-forcë e njëjtë e emërtuar si “policia gri” ka funksionuar edhe më herët. Në vitin 2017 u shkri me vendim të qeverisë Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!