Qeveria shqiptare ka ngritur një komision të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitarë, me përbërjen e 7 zëvendësministrave. Ky forum nuk zëvendëson grupin negociator që me dekretin e Ilir Metës punon për kufirin detar me Greqinë. Gjithësesi ky komision i posaçëm mund të ndihmojë grupin negociator që ende nuk ka arritur një marrëveshje me Athinën zyrtare.
7 zëvendësministra të qeverisë do të punojnë si një komision i posacëm për administrimin e ujërave ndër-kufitarë.
Vendimi është mbarë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe ky komision do të drejtohet nga një prej zëvendësministrave të jashtëm.
Ky forum i ri qeveritar, nuk zëvendëson grupin negociator që po punon në kërkim të një marrëveshjeje me Greqinë për kufirin detar.
Grupi që punon me palën helene ka një autorizim të posacëm nga Presidenti i Republikës dhe nuk mund të ndryshojë pa vullnetin e tij.
Komisioni i ri i qeverisë, mund ta ndihmojë edhe grupin negociator me qeverinë greke, por nuk është ngritur posaçërisht për këtë çështje.
Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë, si dhe ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.
Ata do të raportojnë pranë Kryeministrit Rama. /ABC news Albania 24/7