Përshkrimi i diplomatit të huaj për Tiranën e korrikut të vitit 1990, kur nëpër ambasada u ngujuan rreth 5 mijë qytetarë shqiptar
30 vjet më parë, më 2 korrik 1990, rreth 5 mijë qytyetarë të Tiranës “pushtuan” ambasadat e huaja në Tiranë.
U ngujuan në territoret e selive diplomatike të Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Francës etj., duke braktisur diktaturën komuniste për të kërkuar lirinë në Perwndim.
Kjo ngjarje i dha goditjen e parë shumë të fortë regjimit komunist që gjithsesi kishte ndjerë tronditjen nga zhvllimet që po ndodhnin në vëndet e Evropës jug-lindore.
Ditët nga data 2 deri më 13 korrik, kishin prishur përfundimisht qetësinë e udhëheqësjes komuniste dhe kishin lëkundur vendosmërinë e tyre për të mbajtur pushtetin diktatorial përtej 45 vitesh.
Por do të ishte krejt e pamundur sepse populli i Tiranës dhe i gjtihë Shqipërisë u zgjua nga ngjarja e ambasadave, e cila i tregoi shqiptarëve të robëruar në skllavërinë komuniste, se diktatura nuk ishte më aq e fortë sa dukej.
Pas 2 korrikut, Tirana dhe e gjithë Shqipëria, nuk ishin më njëlloj.
Sistemi kishte ndjerë tronditjen e fortë. Udhëheqja komuniste do të analizonte pikësëpari ngjarjen dhe cilat kishin qënë ndikimet për të mbërritur deri më 2 korrik.
E gjithë struktura komuniste u angazhua me shpejtësi për të gjetur fajtorët e për të rritur vigjilencën.
Sigurimi i Shtetit u angazhua si kurrë më parë në mbarë vëndin për të vënë në kontroll çdo zë çdo detaj që mund të çonte në përsëritejn e ngjarjes së 2 korrikut.
Në arkivën e sigurimit të shtetit është një dosje e zgjeruar që përshkruan ngjarjen përmes raportimeve të punëtorëve e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.
Një ndër letrat e operativëve të sigurimit të shtetit, sjell detajet e dyshimeve që u ngritën ato kohë për personat që ishin përzier në ngjarjen e 2 korrikut, qoftë nga ambasadat e huaja qoftë turistë apo edhe zyrtarë të shtetit komunist.
Letra e operativit
Një përfaqësues i një ambasade ka thënë se: “ Historia e Shqipërisë është interesante, tamam si kalaja e Rozafës, që ndërtohej ditën e prishej natën…. Edhe tani do të prishen muret e ambasadave dhe njerzit do të hyjnë brenda.
Pra këtu ka dorë armiku, ndoshta mund të jetë edhe ndonjë me pozitë. Flitet se është njw drejtor në kryeministri që i organizon këto. Lëviz me veturë nëpër Tiranë dhe thotë se “mehmet Shehu ka qënë burrë, sepse i bënte njerzit të futeshin nën tavolina”.
Nëser në emisionin “Vetting” do të ndiqni materiale ekskluzive në lidhje me futjen e shqiptarëve në ambasada, veprim i cili tronditi regjimin komunist. / L.P-abcnews.al