Ngricat dhe bora vështirësojnë qarkullimin e automjeteve, rrugët ku duhet të lëvizni me zinxhirë

schedule18:38 - 15 Janar, 2021

schedule 18:38 - 15 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Acari me temperatura që shkojnë deri në -10 gradë celcius ka përfshirë të gjithë territorin shqiptar gjatë orëve të fundit. Kjo ka krijuar prezencë ngricash dhe bore në akset rrugore duke  vështirësuar qarkullimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkon drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes  me shpejtësinë ,të përdorin  goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur incidentet.Aktualisht   të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme  ndërsa  është ndërhyrë për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës.Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar  në segmentet Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Krujë-Sarisalltik si dhe në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku  u shpreh se  pritet  përkeqësim i  motit  gjatë orëve në vijim dhe për këtë kërkoi angazhim nga të gjitha palët përfshirë edhe bashkitë,.

“Edhe në bashkitë në pjesën lindore apo veriore, Bashkitë nuk kanë kapacitetet për të përballuar situata të tilla dhe ne do jemi të gatshëm për t’iu ardhur në ndihmë”, u shpreh Balluku.

Reshjet e borës të shoqëruara me stuhi, shënuan edhe përkeqësimin e kushteve të motit në verilindje..

Zonat rurale  të Librazhdit  janë izoluar  për shkak ët ngricave dhe borës në rrugë Banorët ankohen se qarkullimi është i pamundur ndërsa mungon ndërhyrja. Temperaturat e ulëta pritet të vijojnë edhe përgjatë fundjavës duke e rënduar edhe më shumë situatën./mv.abcnews.al