Motit i ftohtë dhe ngricat kanë shkaktuar probleme me lëvizjen e qytetarëve në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, 31 persona kanë pësuar fraktura gjatë 24 orëve, si pasojë e pranisë së akullit në rrugë dhe trotuare.
Mësohet se katër raste të rënda janë nisur drejt spitalit të Traumës. Aktualisht situata ne rrugët e qytetit të Elbasanit si pasojë e ngricave paraqitet problematike ndonëse institucionet janë përpjekur për të hedhur kripë e skorie në rrugë.
I gjithë vendi është përfshirë nga moti ekstrem gjatë ditëve të fundit. Mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën thuajse 95% e territorit u mbulua nga bora, fenomen i rrallë gjatë dekadave të fundit.
Sinoptikanët kanë parashikuar se moti i ftohtë me ngrica dhe temperatura të ulëta do të jetë prezent në vend deri të premten. g.v/abcnews.al