Fermerët në Fier shprehen se janë të goditur për shkak të temperaturave të ulëta.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se ngrica ka dëmtuar prodhimet e fermerëve, të cilët janë shprehur se dëmet janë të konsiderueshme.
Në Fier fermerët janë fokusuar të produktet e dimrit, ndërsa perimet në sera janë të larmishme, por pavarësisht punës temperaturat e ulëta kanë vështirësuar punën e tyre.
Gjithashtu fermerët tregojnë për një tjetër problem shqetësues, mungesa e tregut për luleshtrydhet. Sipas tyre luleshtrydhet i sjellin shumë fitime por duke qenë se nuk kanë treg ata thonë se shumica e produktin i shkon dëm.
“Luleshtrydhet janë një nga trendet që sjellin më shumë fitime, por nëse nuk kanë tregun e duhur atëherë do të dështojë, janë shprehur fermerët.
/abcnews.al/