Qindra elefantë kanë ngordhur kohët e fundit në Botsavana të Afrikës, duke ngritur frikën e një virusi misterioz të fshehur pas kësaj ngjarje. Ekspertët së fundi kanë ngritur alarmin se një virus i ri dhe misterioz mund të fshihet pas ngordhjes së elefantëve.
Shqetësimi i tyre qëndron në faktin se mos virusi përhapet dhe tek njerëzit. Më shumë se 350 elefantë të moshave të ndryshme, kanë ngordhur për shkaqe të panjohura dhe kufomat e tyre janë parë të shpërndara në Delta Okavango dhe pjesët e tjera të vendit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ekspertët mendojnë se një virus i ri i elefantëve qëndron pas asaj që është quajtur si “një katastrofë konservimi”.
“Është një katastrofë konservimi, e cila ka një potencial të jetë një krizë e shëndetit publik”, ka thënë drejtori i Parkut Kombëtar në Bosavana, Nail Mçann./abcnews.al