Bagëtitë e imta po ngordhin si pasojë e një infeksioni të rrezikshëm.
Ferma ku është konstatuar infeksioni është vendosur menjëherë në karantinë, për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Fermeri Zamir Milani thotë se dëmi financiar është i madh, ndërsa situata duket e rëndë duke thënë se edhe fermerë të tjerë në zonën e Postribës kanë probleme të ngjashme.
Në fermë kanë dalë shërbimet veterinare për marrjen e masave ndërsa muhamed bisha shpjegon se po kryhen të gjitha analizat laboratorike për të kuptuar se për çfarë infeksioni bëhet fjalë.
Autoritetet apelojnë ndaj fermerëve që bagëtitë të blihen me dokumentacionin përkatës dhe të matrikulluara, për të shmangur çfo problematikë të mundshme.