Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ngo’o ka kontratë deri me 31 maj, nëse nuk ka bisedime do të largohet”

schedule21:59 - 25 Maj, 2020

schedule 21:59 - 25 Maj, 2020

Mario Cenolli, menaxheri i njohur shqiptar, foli për për situatën e Michael Ngo’o, pasi sulmuesit të Tiranës i përfundon kontrata në fund të sezonit. Në një lidhje direkte me emisionin Fan Zonë në Supersport, Cenolli sqaroi: “Sulmuesit kontrata i mbaron më 31 maj, pas kësaj ai është një lojtar i lirë.

Ne po presim drejtuesit e Tiranës që të gjejmë një zgjidhje, por nëse nuk e gjejmë edhe në vazhdim, atëherë gjithçka mbyllet me Tiranën. Nëse nuk bëhet diçka deri më 31 maj, atëherë Ngo’o nuk e mbyll sezonin me Tiranën.

Nëse bardheblutë nuk e hedhin atë hapin për të zgjidhur atë ngërçin ekonomik, Majkëlli nuk e mbyll me Tiranën. Unë nuk jam i lumtur për atë që ai ka treguar te Tirana, duke qenë se unë i di aftësitë e tij dhe jam i bindur që mund të bëjë shumë më tepër”, u shpreh Cenolli./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!