Tirana ka udhëtuar ditën e sotme drejt Korçës, pasi nesër prej orës 16:30 duhet të përballet me Skënderbeun. Bardheblutë duan tre pikët dhe trajneri Julian Ahmataj nuk e fsheh asnjëherë objektivin, që për Tiranën është të triumfojë në çdo ndeshje.
Para sfidës e korçarët gjërat nuk është se kanë shkuar mirë për kryeqytetasit, pasi sulmuesit Michael Ngoo dhe Ismael Dunga kanë pasur probleme me dëmtimet. Ahmataj e ka gjetur zgjidhjen dhe është shkodrani Edon Hasani.
Ai pritet të luajë si sulmues i fshehur, ndërkohë që ka edhe ndryshime të tjera në formacion. Risit në mbrojtje, ku Kërçiku pritet titullar në linjën e djathtë të prapavijës, kurse në krahun tjetër është programuar të zhvendoset Vangjeli.
Idriz Batha mungon, ndërkohë që nesër e nis nga fillimi kapiteni Erando Karabeci. Torasa do të luajë në qendër të mesfushës, ashtu sikurse Elton Cale. Halili dhe Cobbinah pritet të luajnë si sulmues anësorë.
FORMACIONI I MUNDSHËM, TIRANA: Lika, Kerciku, Osmani, Imami, Vangjeli, Karabeci, Cale, Torasa, Cobbinah, Halili, Hasani. Trajner: Julian Ahmataj