Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri pashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”.
Ata hodhën në telajo bukuritë e qytetit dhe ndanë mesazhe për të mos ndotur bregdetin.
Ekspozitat “Himara në Vite” dhe “Thënie nga Lord Bajron e Petro Marko” të cilat nën kujdesin e Drejtorisë së Arkivave sollën fakte historike dhe kulturore rreth zonës tërhoqën qytetaret.
Deti është atraksioni kryesor i Himarës. Sportet ujore u përfaqësuan nga Drini Times i cili udhëtoi nga Shiroka për realizuar Stand up Paddle./abcnews.al