Ngjyrat e flokëve që do të dominojnë sezonin e kësaj vere, këshillat e duhura për të gjitha gratë dhe vajzat

schedule11:00 - 23 Qershor, 2023

schedule 11:00 - 23 Qershor, 2023

Vera tashmë ka ardhur dhe kujdesi për pamjen e jashtme padyshim duhet të gjithmonë dhe më i madh. Parukieri dhe grimieri profesionist, Olti Shulla ka dhënë disa këshilla për gratë dhe vajzat në “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për tendencat më të reja të flokëve dhe ngjyrat që do të pushtojnë këtë sezon.

Këtë verë do të jenë tendencat e flokëve të kuqe, mund ta themi si i ka pasur dikur Rihanna ndërkohë, një të kuqe të hapur, jo në të kuqe të errët. Është ngjyra karrot si në ngjyrë xhinxher dhe ajo po prap është në modë.

Jemi gjithmonë te ‘highlight’ që nuk kanë ikur fare nga moda, që vazhdojnë të jenë akoma dy ngjyrëshe. Madje, për vajzat dhe zonjat, unë rekomandoj gjithmonë flokët me dy ngjyra, të paktën për zonjat më tepër, flokët me dy ngjyra, kafe me pak bionde, ose kafe me pak fije të kuqe. Fillojnë të japin një lloj freskie tjetër në pamje dhe e bëjnë një zonjë më vajzërore, më rinore. Si gjithmonë, dy ngjyrat janë më në modë, më në trend se ne vazhdojmë t’i kemi po prap”, u shpreh Shulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!