Protagonistët e festës, fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyrë kanë festuar në sheshin “Skenderbej” një qershorin. Shfaqje, muzikë, pikturë dhe forma të ndryshme argëtimi ishin pjesë e festës në kryeqytet.
Një qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve, e cila festohet edhe në kryeqytet. Rrugët gumëzhijne nga gjallëria e tyre.
Protagonistët e festës fëmijët të shoqëruar nga prindërit u përfshinë në lojrat dhe format e argëtimit të improvizuara në çdo kënd të Tiranës.
Krahas muzikës, bandës së qytetit, këndeve të pikturës, nuk munguan edhe shfaqjet për fëmijë. muzikali të mirësjellshmit u shfaq në sheshin “Skënderbej”.
Në ndryshim nga të rriturit, protesta e fëmijëve bëhet me lojëra dhe festa.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koinçidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebroninnë festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
Gazetare: Leontina Nika