Ngjyra më “in” e sezonit: 5 kombinime të bezhës për një efekt “wow”

schedule11:59 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 26 Tetor, 2020

Nga të gjitha ngjyrat, bezha është një ndër ata që nuk na mërzitet kurrë. Është padyshim një nga më të rafinuarat dhe madje është e aftë t’ju japë një pamje më elegante. Pasi ka pushtuar pasarelat, bezha është kthyer në një ndër nuancat kryesore të sezonit, duke u bërë pjesë e koleksioneve të reja për vjeshtë-dimër.

Nga deveja te lajthia, nga shampanja te karameli: kjo ngjyrë është shumë e lehtë për t’u kombinuar dhe falë nuancave të ndryshme ajo jep një numër të pafundëm kombinimesh. Kombinimi bezhë në total mund të jetë paksa i rëndë, por mjafton të shtoni një aksesor me ngjyrë tjetër për t’u ndier më elegante.

Kombinuar me ngjyra klasike, si e zeza, e bardha, kafja ose bluja, bezha është gjithmonë një garanci dhe konfirmohet si zgjedhja më e mirë e mundshme për një pamje që meriton notën 10. Por, gjithashtu mund të kombinohet dhe me hije të ngrohta sezonale të tilla si e kuqja, me të cilën efekti “wow” është gjithmonë i garantuar. /abcnews.al

Si të kombinoni ngjyrën bezhë me të kuqen

01_mix_match_BEIGE
Si të kombinoni ngjyrën bezhë dhe blu
02_mix_match_BEIGE
Si të kombinoni ngjyrën bezhë dhe të zezë
03_mix_match_BEIGE
Si të kombinoni ngjyrën bezhë dhe të bardhë
04_mix_match_BEIGE
Si të kombinoni ngjyrën bezhë dhe burgundy
05_mix_match_BEIGE