Ngjiti skuadrën në Serie A pas 21 vitesh, tifozët e Chelsea kërkojnë në pankinë ish-“yllin” e mesfushës

schedule17:16 - 22 Maj, 2024

schedule 17:16 - 22 Maj, 2024

Pavarësisht se e nisi sezonin në mënyrën më katastrofike të mundshme të mundshme, tekniku argjentinas, Maurizio Pochettino arriti të shpëtojë gjithçka duke kualifikuar skuadrën në kupat e Evropës, më saktë në Conference League javën e fundit të Premier League.

Megjithatë, duke se kjo arritje nuk mjaftoi për “Blutë e Londrës”, të cilët vendosën të mbyllnin gjithçka me argjentinasin dhe tashmë drejtuesit po studiojnë emra të ndryshëm për pankinën, ndërkohë që tifozët e kanë një preferencë.

Ata kanë vërshuar në rrjetet sociale, aty ku kërkojnë që të përzgjidhet Cesc Fabregas si pasuesi i argjentinasit, me ish-mesfushorin spanjoll ishte arkitekti i mrekullisë Como, duke udhëhequr skuadrën italiane drejt rikthimit në Serie A pas plot 21 vitesh.

Fabregas luajti me Chelsean nga vera e vitit 2014 deri në janarin e vitit 2019. Duke lënë respekt dhe kujtime të bukura midis tifozëve londinezë dhe këta të fundit e duan sërish 37-vjeçarin në “Stamford Bridge”, por tashmë si trajnerin e skuadrës së tyre të zemrës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!