Ngjela në “Log.”: Veprimet e Metës nuk sollën pasoja juridike, ishte i trembur

schedule22:14 - 17 Shkurt, 2022

schedule 22:14 - 17 Shkurt, 2022

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta. Në një intervistë për “Log.” me Endri Xhafon, Ngjela shpjegoi se nuk është konstatuar shkelje e rëndë kushtetuese.

Avokati thekson se veprimet e presidentit nuk kanë sjellë pasoja juridike dhe siç thotë ai një fakt i tillë nuk u mbrojt as nga avokatët.

“Duhet të kemi parasysh që analiza juridike e kësaj është e vështirë. Kushtetua kërkon shkelje të rëndë. Dini gjë ju ku është shkruar ju shkelje e rëndë. Nuk ka shkelje të rëndë sepse shkelja kushtetuese ka ekzistuar, por s’ka sjellë pasojë juridike. Këtë nuk dinin ta mbronin as avokatët, injorantë. Kjo është thembra e akilit. Duhet të sjellë pasojë juridike. Kishte njërin ky që për pasojë juridike e solli, atë kur ndërroi datën. Ajo mund të sillte pasoja juridike, por nuk e solli. Për të qenë më afër atij sensit të bisedës, nëse ai ka bërë një dekret që ka shkelur kushtetuan, por s’ka dhënë pasojë juridike, ose nuk i punoi revolveri. Këta harruan pasojën juridike. Unë nuk fola sepse opinioni publik kishte ngarkesë negative dh e donte të shkarkuar. Pse do dilja unë?” tha Ngjela.

Lexo edhe: Meta nuk u shkarkua, Nazarko: Reziqet sapo kanë filluar, u vranë shtatë zogj me një gurë

I pyetur nga Shpëtim Nazarko në studio nëse ky vendim sjell precedentin për sjelljen e presidentëve të ardhshëm, dhe futemi te “kodi i çmendurisë”, avokati shpjegon: “Kushtetuta thotë që presidenti shkon për analizë psikiatrike. Është në kushtetutë. E mbani mend Hamletin kur tha kujdes kur çmendet mbreti. I ka thënë Shekspiri të gjitha.”

Megjithatë, avokati shton më tej se ato që ka deklaruar Meta nuk mund t’i thoshte asnjë i zakonshëm dhe se sipas tij ishte i trembur.

“Ato që tha ai si president, nuk mund ti thotë asnjë njeri i zakonshëm, ishte i trembur. Çdo njeri trembet. Problemi është që në esencë fakti që Gjykata Kushtetuese pranoi ta gjykonte dhe  gjykoi ne ia arritëm nivelit si shoqëri ta çojmë presidentin drejt shkarkimit”, deklaroi Ngjela. g.v/abcnews.al