Ngjason me presidentin kinez, Hong Kongu anulon shfaqjen e filmit “Winnie the Pooh: Blood and Honey”

schedule17:28 - 21 Mars, 2023

schedule 17:28 - 21 Mars, 2023

Një shfaqje e filmit horror britanik “Winnie the Pooh: Blood and Honey”, i cili pritej të dilte në Hong Kong këtë javë, është anuluar, tha shpërndarësi i tij pa dhënë një arsye pse u anulua filmi.

VII Pillars Entertainment tha në faqen e saj në Facebook se “ndjen keqardhje të madhe” që anuluan daljen e planifikuar të filmit më 23 mars, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Censorët kinezë kanë vënë në shënjestër më parë Winnie the Pooh në disa meme, rreth ngjashmërive fizike të Winnie me Presidentin Xi Jinping.

Krahasimet filluan në vitin 2013 kur Xi vizitoi SHBA-në dhe takoi homologun e tij të atëhershëm Barack Obama, me disa komentues që thonin se ata kishin ngjashmëri me personazhet Winnie the Pooh dhe Tigger.

Ngjashmëria e Xi me arushin tërhoqi sërish vëmendjen në vitin 2014, gjatë një takimi që lideri kinez pati me kryeministrin e atëhershëm japonez Shinzo Abe. Këtë herë dyshja krahasuese ishte Winnie dhe shoku i tij pesimist, gomari.

Disa kanë përmendur këto lloj batutash si arsye kryesore për anulimin e filmit.

Zyra e Administratës së Filmave, Gazetave dhe Artikujve (OFNAA) i tha Reuters se ka lëshuar një certifikatë miratimi për aplikantin.

Lidhja e rezervimit të biletave në faqen e Facebook, mbante një mesazh duke thënë se bileta ishte përkohësisht e padisponueshme.

Moviematic, e cila kishte organizuar një shfaqje të filmit sonte, njoftoi anulimin e shfaqjes në faqen e saj në rrjetet sociale të martën, duke përmendur arsye teknike.

Në ish-koloninë britanike, një ligj i ri për censurën hyri në fuqi në vitin 2021 që ndalon filmat që “miratojnë, mbështesin, lavdërojnë, inkurajojnë dhe nxisin aktivitete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare”.

Pekini vendosi legjislacionin e sigurisë kombëtare në Hong Kong në vitin 2020 pasi qyteti u trondit nga protestat antiqeveritare. Ligji parashikon dënime për çdo gjë që konsiderohet përmbysje, shkëputje, bashkëpunim me fuqitë e huaja dhe terrorizëm.

Dy filma u tërhoqën nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hong Kong vitin e kaluar pasi nuk morën miratimin nga autoritetet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!