Ngjarje tronditëse në Divjakë: Nipi përdhunon dhe bën për spital gjyshen e moshuar

schedule12:12 - 31 Janar, 2021

schedule 12:12 - 31 Janar, 2021

E rëndë në Divjakë! Një 36-vjeçar me iniciale S.M. ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij H. K., 89 vjeçe dhe e ka përdhunuar atë. Kjo e fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që policia ka shoqëruar nipin e saj për veprime të tjera procedurale.

“Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe,  e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!