Ngjarja në Zall Bastar, gjykata jep masat e sigurisë

schedule11:53 - 28 Janar, 2019

schedule 11:53 - 28 Janar, 2019

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për vrasjen e 35-vjeçarit, Arben Gjeçi, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Zall Bastar të Tiranës.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Esat Canin, i cili akuzohet si autor i vrasjes. Ndëras në “arrest shtëpie” ka lënë Elda Canin dhe kunati e saj Dëfrim Kurti, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.

Sipas prokurorisë, Cani e ka pranuar akuzën ndërsa ka rrëfyer se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Autori dyshonte se viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, gjë që është kundërshtuar nga të tjerët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!