Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Koplik. Sipas saj, pas një sherri fizik, 42-vjeçarit Edison Tirana është dhunuar me sende të forta dhe më pas ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.
Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër me dëmtime në kokë dhe trup.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi Edison Tirana 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit/abcnews.al

