Ngjarja në Deçan, Policia dyshon se autori qëlloi drejt autobusit me kallashnikov

schedule09:22 - 27 Nëntor, 2021

schedule 09:22 - 27 Nëntor, 2021

Tre persona mbetën të vrarë mbrëmë nga një sulm me armë zjarri drejt një autobusi me nxënës që ishte duke lëvizur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Policia e Kosovës ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej në njoftim thuhet se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është në procedurë hetimore.

Për vrasjen e mbrëmshme ka pasur reagime të shumta, kurse zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës së rëndë në Gllogjan të Deçanit ku vdiqën tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!