Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Klos, ku mbetën të vrarë Lir dhe Kenard Shira, babë e bir dhe u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula, po ashtu babë e bir.
Autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri u vetëvra pas krimit, ndërsa policia shoqëroi dy vëllezërit e tij, Bensik dhe Fatmir Mjeshtri.
Në një dejklaratë nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se Besnik Mjeshtri është punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit.
Sipas Nokës, policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka
Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbare shoqerine. Përveç tre jetëve të humbura , janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena te një masakre sipas dëshmitarëve.
Autori i masakrës rezulton nje patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.
Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e klosit dhe gjithë shoqerine.
Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.
Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.
Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.
Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames sepse policia nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.
Në Shqipëri është bërë e lehtë të armatosesh dhe të vrasësh, si asnjëherë më parë. Jo për faktin e thjeshtë se shteti i ka ulur armët dhe është dorëzuar para pushtetit të krimit. Arsyeja dihet: krerët e të dy palëve janë në biznes me njëri-tjetrin.
Kjo gjendje nuk zgjidhet duke ndërruar drejtorët, por filozofinë. E cila mëshirohet në kreun e pushtetit të kohës. Pa ikur Edi Rama, Shqipëria do të vazhdojë në pikën e hallit dhe në mesin e rrezikut. /abcnews.al