Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi, tërhiqet Osmani/ Gazetari Hoti: Zgjatja e ngërçit në interes të presidentes

schedule17:19 - 5 Gusht, 2025

schedule 17:19 - 5 Gusht, 2025

Gazetari Shkodran Hoti komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën politike në Kosovë. Hoti tha se ka pasur raste ku pushteti aktual ka shkelur Kushtetutën dhe presidentja ka qëndruar pasive duke mos reagur.

“Është situatë e pakuptimtë. Osmani në disa raste kur pushteti aktual , ka diku 10 raste që e ka shkel kushtetutën. Osmani ka qenë pasive ndaj momenteve të tilla dhe nuk ka reaguar. Osmani do të duhej të jepte sqarim.”

Më tej, Hoti tha se presidentja Osmani ka nisur në mënyrë jozyrtare angazhimin e saj politik përmes një partie politike dhe se asaj i intereson ngërçi politik në Kosovë.

“Presidentja ka nisur angazhimet e saj në mënyrë jozyrtare.

Kjo zvarritje mundëson që zgjedhjet të mbahen më vonë, presidentes i konvenon që të zvarritet dhe të jetë e përshtatshme për themelimin e një partie politike. 

 Duhet të jepet shpjegim për heshtjen ndër vite të institucioneve të Kosovës.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!