KOSOVË- Vetëm dy minuta ka zgjatur mbledhja e deputetëve këtë të mërkurë.
Rezultati është tjetër dështim për konstituim të Kuvendit. Edhe sot deputetët nuk votuan për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Është hera e 37-të që deputetët dështojnë në konstituim të legjislaturës së nëntë. Pro komisionit votuan 52 deputetë. Seanca e radhës do të mbahet të premten rreth orës 11:00.

