Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi politik në Kosovë/ Krasniqi: Limaj ka shprehur interesim për bashkëpunim me Kurtin. Dili: Kurti ‘shahist’ i mirë, luan lojëra politike

schedule17:12 - 15 Korrik, 2025

schedule 17:12 - 15 Korrik, 2025

Deputetja e ‘Nisma’ në Kosovë Arbëreshë Krasniqi, e ftuar në ‘Ballkan Update’ u shpreh se janë të gatshëm për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë e cila po irriton qytetarët dhe ka pasoja të pariparueshme.

Më tej Krasniqi tha se  Limaj ka shprehur interesim për bashkëpunim me Kurtin për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit meriton që të kemi një qasje konstruktive në drejtim të kësaj situate. Nisma është e gatshme të jap ndihmën e saj. Limaj ka shprehur interesim për bashkëpunim me Kurtin. Kjo situatë ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe është irrituese për popullin e Kosovës. Krijimi i institucioneve është përgjegjësi sidomos për ata që kanë dalë të parët në zgjedhje.

Situata është e kushtueshme dhe e pariparueshme sepse nuk sjellë asnjë në të gjitha nivelet në vendin tonë.”

Më tej, analisti Visar Dili u shpreh për ‘Ballkan Update’ se fatkeqësia më e madhe e Kosovës është kryeministri Kurti i cili duhet të formojë qeverinë. Dili tha se ai është një shahist i mirë që luan lojëra politike.

“Qëllimi i Kurtit është që ketë një mandat 4 vjecar, një qeveri kaq e dobët me 62 vota nuk është se do të bëntë vepra të mëdha në Kosovë. Kurti duhet ta formojë qeverinë, ai është një shahist i mirë, luan lojëra politike.  

Fatkeqësia më e madhe e jona është Kurti kryeministri i Kosovës.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!