Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngërçi politik”/ Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

schedule11:38 - 27 Maj, 2025

schedule 11:38 - 27 Maj, 2025

Kosovë- Ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe seanca e 22 ka rezultuar e pasuksesshme në përpjekjen për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Votimi për formimin e komisionit për votim të fshehtë mori vetëm 54 vota pro.

Një deputet votoi kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se seanca e ardhshme do të mbahet të enjten në orën 11:00.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputeten e kësaj partie Albulena Haxhiu për bllokadën në Kuvend.

Ajo ka thënë se është detyrë e Kurtit që të sigurojë shumicën parlamentare.

Ndërsa më herët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, zgjidhjen dhe fatin e saj politik po e kërkon te LDK-ja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!