Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Rakipllari: Kandidatët janë për të ardhur keq

schedule22:36 - 19 Nëntor, 2019

schedule 22:36 - 19 Nëntor, 2019

“Nëse opozita do ishte prezent për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, do ishte garant dhe do të ndikonte për realizimin e shtet formimit”, u shpreh Robert Rakipllari në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos.

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese ka krijuar një situatë të tensionuar. Rakipllari tha se Presidenti i Republikës ka kompetenca substanciale sa i përket krijimit të Kushtetueses.

“Presidenti ka kompetenca substanciale për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, nga kjo pikëpamje ka një lloj tendence që maxhoranca socialiste i imponohet presidentit me kandidatin që duhet të zgjedhin në këtë gjykatë”, theksoi ai.

Kjo Gjykatë që do krijohet sipas tij do zgjidhi të gjitha nyjet e rëndësishme që sot sistemi ynë i ka, dhe këto duhet të zgjidhen vetëm në mënyrë juridike, tha Rakipllari.

Gjatë emisionit ai është ndalur te betimi i kandidates Arta Vorpsi te noteri, që sipas tij është një veprim i gabuar.

Kujtojmë që Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, u betua te një notere. Përpara noteres Miranda Xhemalçe, ajo ka lexuar formulën e betimit: ‘Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë’.

“Një anëtare e Gjykatës Kushtetuese shkon dhe betohet të noteri është e papranueshme, por më shqetësues ai sheh faktin se ka një mbështetje që vjen nga maxhoranca socialiste.

“Kandidatët e Kushtetues janë për të ardhur keq. Ne presim që kandidatët të jenë elita e juristëve të Shqipërisë”, tha ai.

“Arta Marku dhe Ardian Dvorani dy personazhe që jepnin zero pikë për Marsida Xhaferllarin sepse këta e vendosin veten pjesë e palës tjetër. Nuk është hera e parë që vendi përfshihet në tensione të tilla me situatë politike. Çdo maxhorancë ka pasur tendencë për të kapur gjyqësorin, veprimet e sotme të presidentit për të ndalur maxhorancën socialiste për kapjen e gjykatës dhe qëndrimet juridike janë të sakta”, theksoi Rakipllari.

Sa i përket deklaratave në rrjetet sociale janë tjetër gjë, retorika është e papranueshme, tha ndër të tjera Rakipllari./abcnews.al