Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ngelën në det, pasi veliera pësoi defekt, policia kufitare vjen në ndihmë tre turistëve turq në Sarandë

schedule14:45 - 27 Gusht, 2023

schedule 14:45 - 27 Gusht, 2023

Tre turistë turq janë shpëtuar nga policia kufitare në Sarandë, pasi veliera e tyre me të cilën po udhëtonin nga Durrësi pësoi defekt dhe ato ngelën në det.

Sipas informacioneve mësohet se gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.



Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.

3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!