Ngeci në makinerinë e kontrollit të bagazheve, vdes 57-vjeçarja në aeroportin e Çikagos

schedule19:59 - 9 Gusht, 2024

schedule 19:59 - 9 Gusht, 2024

Një grua 57-vjeçare vdiq të enjten në aeroportin ndërkombëtar O’Hare të Çikagos, pasi u bllokua në një makinerinë për kontrollin e bagazheve.

Autoriteteve iu tha të shkonin në një terminal aeroporti në orët e para të së enjtes, ndërsa videoja e kamerave të sigurisë tregoi gruan fatkeqe duke hyrë në një zonë të kufizuar pak para orës 2:30 të mëngjesit të së njëjtës ditë.

Rreth orës 7:30 të mëngjesit, personeli i zjarrfikësve të Çikagos iu përgjigj një telefonate për një grua të gjetur pa ndjenja. Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, 57-vjeçarja nga Karolina e Veriut raportohet se ishte ngatërruar në sistemin e shiritit transportues, i cili përdoret për lëvizjen e bagazheve dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Autoritetet e Çikagos thanë se incidenti ka të ngjarë të ishte një aksident i lidhur me punën, duke shtuar se zona e trajtimit të bagazheve nuk është e aksesueshme për publikun.

Hetimi për vdekjen e 57-vjeçares është në vijim, ndërsa nga hetimet përkatëse u konstatua se ajo nuk ishte punonjëse e aeroportit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!