Ngec Reforma Zgjedhore, identifikimi elektronik bllokon palët

schedule19:55 - 29 Maj, 2020

schedule 19:55 - 29 Maj, 2020

4 orë diskutime nuk mjaftuan që mazhoranca dhe opozita të gjejnë kompromis për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Kërkesa e demokratëve për të kryer identifikim elektronik të zgjedhësve në të gjithë vendin, ka bllokuar edhe diskutimin e çështjeve të tjera.

“Refuzimi edhe sot nga mazhoranca jo vetëm është kundërshtim ndaj çështjeve kryesore, por bënë të pamundur administrimin e zgjedhësve dhe shpalljen e rezultateve”, tha Oerd Bylykbashi.

“Partia Demokratike të zgjedhë qendrat që beson se nuk zgjedhje të rregullta. T’i zgjedhë dhe ne do t’i mundësojmë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Palët ndajnë mendime të ndryshme edhe se cila gjykatë do të shqyrtojë ankesat zgjedhore, kur PS kërkon që Kolegji Zgjedhor të mos ketë gjyqtarë pa “Vetting”.

Rudina Hajdari ka këtë përshkrim për ecurinë e negociatave.

“Tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndrysim sistemi”, u shpreh Hajdari.

Palët politike thuajse kanë pranuar se ky Komision Qendror i Zgjedhjeve që është sot, nuk funksionon më, dhe duhet ristrukturuar./abcnews.al