Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një gabim i ndodhur aksidentalisht, ka bërë që një vajzë italiane të takojë idhullin e saj.
Bëhet fjalë për Valerian, e cila e ndau historinë me të gjithë në një bisedë telefonike në Radio Deejay.
Valeria i shkruajti një kolegeje të re dhe la orën dhe vendin e takimit, ashtu siç paraprakisht kishin folur në zyrë. Mirëpo nga ana tjetër i erdhi një mesazh që shkruante: Shiko se unë nuk jam njeriu që mendon se i shkruar”.
E habitur Valeria e telefonoi dhe në anën tjetër iu përgjigj një burrë që i tha: “Nuk jam shoqja jote, jam Eros Ramazzotti”.
Ndërkohë Valeria nuk e besoi dhe Eros e ftoi ta vërtetonte vetë dhe të shkonte në studion e tij muzikore.
“Unë si një e çmendur shkova”, tregon Valeria. Ajo shton se nuk takoi vetëm Erosin, por edhe Jovanotti-n që ndodhej në studio me Erosin.
Pra, në qoftë se nuk besoni se ëndrrat bëhen realitet, kujdes se mund të ndodhë. l.k/abcnews.al