Erling Haaland po i bën të gjithë për vete me golat e tij. Potencë fizike, dëshirë e madhe për të fituar duele dhe ndeshje, dhe instinkt vrasës përpara portës kundërshtare. Vetëm 20 vjeç është norvegjezi i Dortmund, por konsiderohet me të drejtë një nga sulmuesit më të mirë dhe më premtues.
Ishte vera e vitit 2019, Haaland ishte pjesë e Moldes në Norvegji dhe ndiqej nga Manchester United. Klubi anglez siguroi një akord parimor dhe do të paguante 3 milion paund + bonuse për kartonin e lojtarit shtatlartë. Daily Mirror zbulon se pse lojtari nuk ia doli të transferohej në “Old Trafford”.
Drejtuesit e United dhe agjenti i sulmuesit kishin fiksuar një telefonatë për në orën 9:00 të mëngjesit. Ky i fundit mendonte se telefonata e e mbylljes së marrëveshjes do të vinte nga Anglia në orën 9:00 me orën norvegjeze.
Në vendin skandinav sistemi orar është 60 minuta përpara Anglisë. Mino Raiola priti pak dhe më pas mbylli transferimin e Haaland te austriakët e Salzburg, të cilët paguan 8 milion euro te Molde. Telefonata nga Anglia erdhi më pas, por ishte tepër vonë… /abcnews.al