Ngadalësohet rritja e çmimeve/ Inflacioni u ul në janar në 1.9 përqind, u ndikua nga transporti

schedule14:44 - 13 Shkurt, 2025

schedule 14:44 - 13 Shkurt, 2025

Viti 2025 ka nisur me çmime më të lira të produkteve ushqimore dhe shërbimeve.Sipas Instat në janar inflacioni zbriti në 1.9% nga 2.1% që ishte në  fund të vitit të kaluar.Ndikim kryesor kanë dhënë  çmimet e grupit “Transporti” që shënuan ulje me 2,5 %.

Ndërkohë që rritje të ndjeshme kanë pësuar nëngrupet “Argëtim dhe kulturë” me 5,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” si  dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.

Po ashtu të dhënat e Instat tregojnë se shtrenjtim është konstatuar edhe në  nëngrupet “mish” me 4%, pasuar nga “qumësht, djathë dhe vezë”  si dhe “zarzavate përfshirë patatet” .

Pavarësisht kësaj ulje të nivelit të Inflacionit Banka e Shqipërisë ka parashikuar që inflacioni të kthehet në objektiv në pjesën e parë të këtij viti. Kjo nënkupton që edhe politika shtrënguese e normave të interesit të përfundojë dhe banka qendrore të ulë normat e interesit. Aktualisht norma e bazë e interesit qëndron në nivelin 2.75%.Një rishikim I kësaj norme  në muajt në vijim  do të nxiste më tej ekonominë në vendin tonë  si dhe do të ulte kostot për kredidmarrësit

Sipas Instat, rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2024 është 2,2 % nga 4,8 % që ishte në vitin 2023, një tregues ky që konfirmon se tashmë kriza e çmimeve është lënë pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!